Rama: Ja çfarë ndodh nëse denonconi në portalin e bashkëqeverisjes (VIDEO)

Rama: Ja çfarë ndodh nëse denonconi në portalin e bashkëqeverisjes (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama fton qytetarët që të denoncojnë gjithça u duket e gabuar apo e paligjshme, në portalin për bashkëqeverisjen me qytetarët. Teksa publikon një material filmik në rrjetin social “Facebook”, kryeministri tregon se çfarë ka ndodhur pas denoncimit të bërë nga një qytetar për një masiv mbeturinash.

“A e do Shqipërinë siç e dua edhe unë? Padiskutim po! A do edhe ti, si edhe unë, që Shqiperia të bëhet më e mirë më shpejt? Padyshim po! A e di që edhe ti ke në dorë të bësh më shumë për Shqipërinë që duam? Nëse dyshon tek mundësia jote, shikoje këtë shembull të thjeshtë për çka mund të bëjmë së bashku
www.shqiperiaqeduam.al”, shkruan kryeministri Rama teksa publikon videon.

“6 nëntor 2017, ka mbërritur denoncimi i qytetarit në portalin e bashkëqeverisjes me qytetarët. Menjëherë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Inspektoriati i Mjedisit, Policia e Shtetit, dhe Bashkia Tiranë, ngritën një grup pune për verifikimin e denoncimit., dhe një ditë më pas, më 7 nëntor, u konstatua krimi mjedisor në terren. U konstatua shkelje e lejes mjedisore, ndotje e ajrit dhe ndotje e ujit.
Menjëherë u vendos pezullimi i aktivitetit të subjektit të riciklimit, dhe u dërgua për ndjekje penale një person, ndërsa 8 të tjerë u shoqëruan në polici.
Pas ndërhyrjes së grupit të punës, më 8 nëntor 2017 përfundoi pastrimi i brigjeve të lumit nga mbetjet”, thuhet në videon e publikuar nga kryeministri Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy