
Numri i viktimave për shkak të një sulmi në një shkollë të mesme në Kabul ka shkuar në 100 persona, ndërsa 160 të tjerë janë plagosur, ka bërë me dije zyra e zëvendëspresidentit afgan, Sarëar Danish.
Sakaq tri bomba të tjera u detonuan jashtë shkollës fillore Sayed Ul-Shuhaba më 8 maj, teksa studentët, shumica prej të cilave vajza adoleshente, ishin duke dalë nga shkolla.
Sulmi ndodhi në Dasht-e-Barchi, një enklavë në Kabul, e banuar me shumicë shiite, ku jeton minoriteti Hazara.
Militantët e Shtetit Islamik dhe talibanët – dy grupe ekstremiste suite – janë fajësuar për sulmet vdekjeprurëse ku janë vrarë qindra persona të komunitetit Hazara gjatë viteve të fundit.



