Rama kritikon ashpër krerët e PS-së në rrethe: Jeni kthyer në shefa kuadri (VIDEO)

Rama kritikon ashpër krerët e PS-së në rrethe: Jeni kthyer në shefa kuadri (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama i ka kritikuar ashpër krerët e PS-së në rrethe në lidhje me punësimet. Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama tha se krerët e rretheve po e dëmtojnë imazhin e partisë qeverisëse.  Kreu i PS-së u kujtoi socialistëve zgjedhjet e vitit 2013 dhe “besimin e dhënë nga shqiptarët për të qeverisur pa të tjerë në krah”.

“Partia në territor është larg së qeni partia që duam për sfidat që kemi përpara. Është larg së qeni partia që kryen detyrat e ptjetërsueshme të komunikimit me ata që na kanë besuar. Shumica e drejtuesve tanë në territor e kanë braktisur detyrën dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime. Kjo bie ndesh me betimin që ne kemi bërë për ta çuar tepsinë për skrap. Kjo nuk është luftë për qëllime propagandistike, as për ta ndarë Shqipërinë në të mirë e të këqij, por luftë me një sistem që e kanë penguar Shqipërinë të ecë përpara për shumë vite me radhë”, tha ai.

Rama tha se mendësia e krijuar se partia të gjen punë pa meritë duhet lënë pas.

“Shqipëria nuk e ka luksin të ketë brenda shtetit fole ekskluzive për njerëz që nuk meritojnë të marrin rrogë nga taksapaguesit shqiptarë. Na rrofshin dhe ju rrofshin qokat dhe punësimet e pamerituara, duke shkelur ligjin në mënyrë të pabesë. Askush nuk u ka kërkuar krerëve të PS në rrethe të jenë shefa kuadri. Por është e pamundur të takosh një të tillë dhe të kesh bisedë tjetër përveç punësimeve në shtet”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy