Ngjarja në Sarandë/ Babai kreu marrëdhënie seksuale me të bijën pasi e mori nga jetimorja

Ngjarja në Sarandë/ Babai kreu marrëdhënie seksuale me të bijën pasi e mori nga jetimorja

Zbulohen detaje të reja nga abuzimi seksual i ndodhur në Sarandë, ku babai u denoncua nga e bija 24-vjeçare se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.

Gazetari Arsen Rusta raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se Prokuroria Sarandë ka dërguar materialet në gjykatë dhe kërkon masën e sigurisë “arrest me burg” për 57-vjeçarin R.Rr., për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.

Gjithçka pasi vajza e tij 24 vjeçe, ka kallëzuar se 57-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, në banesën e tyre.

Mësohet se pas dy dekadash babai ka marrë vajzën nga jetimorja rreth një muaj më parë ku e kishte lënë në moshën 4-vjeçare dhe katër ditë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Denoncimi i vajzës është provuar edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore, por edhe 57-vjeçari e ka pranuar si akt.

Ndërkohë po kryhet ekspertiza edhe ndaj babait edhe ndaj vajzës, pasi dyshohet se që të dy kanë probleme psikologjike, ndërkohë që ditën e enjte Gjykata e Sarandës do të vlerësojë masën e sigurisë ndaj 57-vjeçarit.

Gjithashtu po kryhen verifikime nëse jetimorja e Sarandës ka kryer veprimet dhe verifikimet e duhura nëse i ati ishte i aftë mendërisht për ta mbajtur të bijën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy