“Bordi s’rrit çmime!”, Balluku: Zgjasim me tre muaj paketën për transportin publik (VIDEO)

“Bordi s’rrit çmime!”, Balluku: Zgjasim me tre muaj paketën për transportin publik (VIDEO)

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se është vendosur shtyrja me tre muaj të paketës anti-krizë që është në fuqi për transportin publik.

Ashtu siç jeni në dijen ne me aktin 225 kemi përcaktuar një masë kompensimi për të gjitha kompanitë e transportit publik, e cila ka qenë në fuqi deri në muajin gusht. Gjatë kësaj periudhë janë tërhequr 60 për qind e fondit, kjo dhe për shkak të procedurave dhe kushteve që duhen plotësuar. Me aktin e sotëm është marrë vendimi që kjo paketë të vijojë në muajin gusht shtator dhe tetor. Kjo është një paketë që qeveria e ka projektuar dhe e mban në fuqi edhe për tre muajt e ardhshëm dhe nuk do të ketë impakt shtesë në buxhet pasi është parashikuar që në fillimin e vitit në paketën anti-krizë”.

Ministrja Balluku mohoi që Bordi i Transparencës të ndikojë në çmimin e naftës, duke u shprehur se ky organ është për të bërë transparencë publike.

Bordi i transparencës nuk ndikon në çmimin e naftës. Bordi është aty për të bërë transparencë publike. Ne si bord as nuk e rrisim dhe as nuk e ulim çmimin. Ka një abuzim në media nga politikanët

Sa i përket krahasimit me rajonin, e kemi thënë disa herë dhe kemi bërë një analizë se çfarë përmban çmimi në Shqipëri. Taksën e karbonit apo të qarkullimit, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut e paguajnë në mënyrë të veçantë, ndërkohë që në Shqipëri është e përfshirë në çmimin e karburanteve. Nëse do e shihni se sa i paguajnë taksat ata, do e shihni që çmimet shkojnë në të njëjtat nivele.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy