Lleshaj paralajmëron policitë bashkiake: Mos u përdorni nga pengmarrësit e zgjedhjeve, do shkrijmë strukturat

Lleshaj paralajmëron policitë bashkiake: Mos u përdorni nga pengmarrësit e zgjedhjeve, do shkrijmë strukturat

Strukturat e policive bashkiake që angazhohen në mbështetje të grupeve që nuk njohin zgjedhjet e 30 qershorit mund të shkrihen.

Ky është paralajmërimi i dhënë sot nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një dalje për mediat për situatën e tensionuar në disa KZAZ të vendit.

Policia e Shtetit, po provokohet e po sulmohet në mënyrë të organizuar, por do të përgjigjet me vendosmëri deri në fund. Kryesisht punonjës bashkish e polici bashkiake po gabojnë rëndë duke u përdorur si mish për top. U bëj thirrje punonjësve publikë, të mos marrin mbi vete barra ligjore, për llogari të një grupi njerëzish që për interesa të tyre duan të marrin peng zgjedhjet. Qeveria do të marrë masa, të shkrijë disa struktura të Policisë Bashkiake që kanë dalë haptazi jashtë funskionit të tyre. Askush nuk do tolerohet, mund të jetë pak po e sigurtë”, u shpreh Lleshaj.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy