Shkencëtarët zbulojnë materialin më të lashtë në Tokë

Shkencëtarët zbulojnë materialin më të lashtë në Tokë

Shkencëtarët kanë analizuar një meteorit dhe kanë zbuluar se është materiali më i vjetër që ekziston në Tokë.

Ata gjetën kokrra pluhuri brenda shkëmbit hapësinor - i cili ra në Tokë në vitet 1960 – me moshë rreth 7.5 miliardë vjet. Më të vjetrat nga kokrrat e pluhurit janë formuar në yje shumë kohë përpara se të lindte sistemi ynë diellor.

Rezultatet e analizës janë përshkruar në revistën “Proceedings of the National Academy of Science”. Kur yjet vdesin, grimcat e formuara brenda tyre derdhen në hapësirë. Këto "kokrra para-diellore" pastaj bëhen pjesë e yjeve të rinj, planetëve, hënave dhe meteoritëve.

"Ato janë mostra të ngurta të yjeve, pluhur i vërtetë yjesh", tha autori kryesor, Phil Heck, kurator në Muzeun e Çikagos dhe profesor i asociuar në Universitetin e Çikagos.

Një ekip studiuesish nga SHBA-të dhe Zvicra analizuan 40 kokrra para-diellore, pjesë e meteoritit Murchison, i cili ra në Australi në 1969.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy