
Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë në raste aksidente ose urgjence është mëse e domosdoshme.

Mjeku i urgjencës Klejdi Cankja, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, specifikoi faktin se e gjithë ndihma nis që në telefonatat e urgjencës që marrim në linjën telefonike, 127.
Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë vjen edhe nga fakti se vjen edhe nga mosbesimi qe i thonë çohu, nuk ke gjë, hajde ta marrim ta dërgojmë me makinë se ambulanca nuk vjen, ne jemi munduar e të luftojmë goxha me këtë lloj ideje, shërbimi të përmirësohet, ambulanca të mos ketë vonesa, dhe diçka ekstra që i bëjmë thirrje popullit që kur thërret numrin tonë 127, nuk janë thjesht call center që marrin thirrje. Janë staf mjek-infermier, që përveç manovrave te tyre shpëtuese që i kanë, ne zhvillojmë edhe një trajnim të veçantë se si ti përcjellim këto mesazhe për këto manovra jetshpëtuese, quhet BSV telefonik.
Momenti kur pacienti ka nevojë për ndihmë, që fillon ajo që quhet zinxhiri i mbijetesës, hallka e parë, momenti i parë është telefonuesi që na telefonon, është kontakti i parë. Në atë moment ai person janë sytë dhe veshët tanë. Mundohemi që të lundrojë në panikun e tij, të marrim me një anë panikun e tij dhe të mundohemi ta orientojmë në të dhënat që na duhen.
Mjeku Cankja, thotë se në rastet e aksidenteve të tjerët me qëllim të dhënies së ndihmës së parë, bëjnë gabimin e parë, duke lëvizur të lënduarin.
Në rastet e aksidenteve që janë të veçanta sugjerojmë që personi të qëndrojë aty dhe të mos e lëvizin sepse aksidentet apo çfarëdo rasti janë dinamike, në një moment ai është duke folur me ne, në një moment humbet ndjenjat.
Kështu që do manovrat teknik specifike për ta nxjerrë nga makina për ta stabilizuar.
Sipas mjekut të Urgjencës, të gjithë duhet të dimë rëndësinë e dhënies së ndihmë së parë dhe disa kushte që duhet plotësuar në raste ndihme.
Në këto kushte, e para, duhet tia ruajmë të lënduarit qafën dhe shtyllën kurrizore.
Në atë moment ata që kanë ndihmuar në raste aksidenti të tjerët që kanë dhënë ndihmën e parë i duartrokasim si heronj, por ne nuk dimë se si ka shkuar situata me atë person. Duhet të dimë si të tërhiqet, ka raste që edhe ne duhet të jemi me ekip të plotë që të ndërhyjmë me një person ta imobilizojmë dhe ta nxjerrim nga makina. Në shumë raste pacientët janë shpëtuar, por ne gjithmonë duhet të mundohemi të punojmë duke mare parasysh riskun më të vogël.
Ne raste aksidente, është gjithmonë specifike, parimet janë gjithmonë që në momentin kur ne e kemi të domosdoshëm ta transportojmë dhe ta lëvizim, kryesorja dhe pjesa që duhet pasur kujdes që të mos shkaktojmë traumë te pjesa e qafës dhe e shtyllës kurrizore. Normalisht që shtylla kurrizore është e vështirë për tu mobilizuar se edhe ne kur shkojmë në ngjarje përdorim barelën spinale, por nëse lëvizja kur është e pashmangshme të jetë minimale dhe gjithmonë të ruajmë qafën që të mos shkaktojmë traumë.



