Milo: Është pozitiv fakti që Kurti pranoi që asociacioni mund të krijohet

Milo: Është pozitiv fakti që Kurti pranoi që asociacioni mund të krijohet

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, thotë se dialogu Prishtinë-Beograd ka hyrë në një fazë të re. Në studion e lajmeve të MCN TV, Milo tha se deklaratat e fundit tregojnë se palët kanë lëvizur nga pozicionet e deritanishme.  

Kurti dje tha që e pranojmë asociacionin, por me një emër tjetër. Nuk mohoi thelbin, por mohoi emërtimin. Kurti parashtroi atë që ishte kërkuar në kohë. Vuçiç paraqiti një plan me 10 pika në raport me platformën gjermane. Kjo tregon se palët kanë filluar të lëvizin. Negociatat do të jenë të vështira. Palët që shkojnë në to, shkojnë me qëndrime maksimaliste. Ata do t’i hedhin në tavolinë dhe më tej përmes ndërmjetësuesve ndërkombëtarë mund të shohim se do të afrohen në negociata dhe kompromise. Ata janë ende shumë larg njëri me tjetrin, e rëndësishme është të gjendet një zgjidhje proporcionale.  

Lidhur me gjashtë kushtet e asociacionit, që kryeministri i Kosovës përmendi dje në Parlament, Milo tha se hapësirat për negocim janë.

Kushtet që ka vendosur Kurti jo të gjitha kanë baraspeshë. Pikërisht aty do të bëhet negocimi, me qëllim që të arrihet thelbi i marrëveshjes. Asociacioni nuk do të jetë asociacion serb, sepse shkon drejt krijimit të shtetit brenda shtetit.

Lidhur me ndryshimin e qasjes së Kurtit në raport me asociacionin, Milo tha se është reflektim i dinamikës politike.

Në politikë nuk ka asnjëherë tabu. Politika është dinamike dhe ndryshon në përputhje me rrethanat dhe objektivat, të cilat nuk mbetet statike. Tani kemi një konflikt në Europë për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore. Kemi përpjekje për të hapur fronte të reja lufte. Këtu SHBA dhe BE e shohin me rrezik të madh ekzistencën e një konflikti më të madh. Kurti ka përgjegjësinë e qeverisjes së vendit. Kreu i një partie politike reflekton. Ka evoluar situata, kanë ardhur faktorë të rinj që ndikojnë. E shoh pozitiv faktin që Kurti pranoi që asociacioni mund të krijohet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy