Jemi në Europian! Shqipëria barazon në Moldavi dhe pret biletën për Gjermani

Jemi në Europian! Shqipëria barazon në Moldavi dhe pret biletën për Gjermani

Kombëtarja shqiptare ka siguruar zyrtarisht kualifikimin për në Europian. Kuqezinjtë barazuan 1-1 në transfertë ndaj Moldavisë, duke prerë kështu biletën për EURO 2024, që do të mbahet verën e ardhshme në Gjermani.

Një gol i shënuar nga Cikalleshi në minutën e 24-t, pas një penalltie të fituar nga Seferi i dha avantazhin kuqezinjve të Silvinjos. Vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në minutën e 87-të me Baboglo. Megjithatë rezultati nun ndryshoi deri në fund, duke sjellë festë te shqiptarët.

Pas një rrugëtimi të shkëlqyer në kualifikuese, Shqipëria ia del të sigurojë kualifikimin në Europian, një ndeshje nga fundi, ku do të luajmë me Ishujt Faroe. Me këtë barazim Shqipëria mban vendin e parë me 14 pikë 3 më shumë se ndjekësit e Çekisë dhe 4 më shumë se Polonia e Moldavia.

Kjo është hera e dytë në histori që Shqipëria kualifikohet në Europian, pas EURO 2016 në Francë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy