Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, eksperti i IT, Endri Meksi, sqaroi tre detaje në lidhje me sulmet kibernetike të ngjashme me atë, pre e të cilit ra sistemi shqiptar ditët e fundit.
Ka kompani shqiptare përgjegjëse për sigurinë
Së pari, prej vitesh ka patur prokurime të ndara nga AKSHI dhe ka kompani që janë përgjegjëse si për firewall si për të tjerat. Me vkm 673, viti 2017, AKSHI kordinon sigurinë për mbrojtjen kibernetike. Ka elementë të punësuar në shtet dhe shoqëri private të kontraktuara nga shteti. Nëse do të kishte pak transparencë do të dinim kush janë edhe këto palë.
Nuk ka palë private që bëjnë sulm të tillë
Së dyti, sulmi i parë i madh i natyrës DDOS është bërë në 2013. I pari ishte ndaj një kompanie amerikane që quhej Spam House, që kishte për detyrë të bënte revieë përcaktime të nivelit të spam të kompanive të tjera kibernetike. Spamhouse deklasifikoi një kompani tjetër dhe Cyberbanker porositi një sulm. Ky I fundit ishte aq i madh sa perturboi rrjetin e Amazon dhe Google. U desh ndërhyrja e një kompanie të madhe për të qetësuar sulmin. Një sulm i ngjashëm ndodhi për Krishtlindje po atë vit.
Nuk është e vërtetë që shteti nuk paguan
Është rasti i Kosta Rikës, është e bllokuar që më 17 prill të këtij viti. Ka ndërhyrje nga njësitë më të specializuara dhe nu kia dalin dot. Grupi që e sulmon quhet Conti Grup, rreth 430 anëtarë që kanë kërkuar 10 milionë dollarë që në ditët e para. Këto ndodhin, këto situate dimë nga tregu botëror.



