Këngëtari Leonard Kika i njohur si Queen Klea i ftuar në “Zgjohu me MCN” ka rrëfyer për jetën e tij dhe vështirësitë që ka hasur në muzikë duke u refuzuar nga çdo festival ku ka aplikuar.
“Queen Klea”, drag queeni i parë shqiptar prej kohësh në industrinë e muzikës tregon se këngët e tij janë refuzuar në katër aplikimet e fundit në festivale, ndërsa thekson se kjo mund të ketë ardhur dhe si pasojë i personazhit të kontroversit.
Queen Klea ka lindur në 2001 dhe në pjesën e festivaleve kam marrë pjesë që në ‘99 kur ka nisur dhe karriera ime me muzikën dhe nga atëherë dhe deri tani nuk jam shkëputur asnjëherë nga muzika. Këndoj dhe live gjatë mbrëmjeve të gjitha llojet e muzikave. Kam aplikuar nga kënga magjike, në festivalin e RTSH deri në Kosovë por më refuzohen dhe nuk më japin asnjë arsye pse më përjashtojnë. Sa për tekstet i kam tematike sociale, sepse bashkëpunoj me profesionistë dhe këtë se kuptoj pse nuk më pranojnë.
Besoj se refuzimi vjen si pasojë i personazhit të kontraversit, kjo mendoj që më ka penalizuar. Por këngëtari do vlerësuar nga kënga dhe jo personazhi që e këndon. Kam dhe faktet që kohët e fundit kam çuar një këngë te festivali dhe kam marrë shumë lëvdata nga stafi organizativ. Momentin që një krijues bënë një këngë, i bënë me kriteret që festivali kërkon.
Festivali RTSH nuk të kthen asnjë përgjigje derisa sheh listën përfundimtare. Ata duhet të më japin një shpjegim, më mungon përgjigja pse prej 4 vitesh unë nuk kam bërë asnjë këngë të bukur. Kritikat për artistët janë të vlefshme. Derisa u mësua publiku Queen Klea ka vuajtur shumë. Edhe kur kërkoj punë në institucione gjithmonë jam refuzuar.



