Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot paradite në qytetin Diyarbakir, në Turqi. Foto ku shfaqet një re e madhe tymi janë postuar në rrjetet sociale. Disa persona janë plagosur dhe ambulancat janë parë në vendin e ngjarjes, bën të ditur agjencia Reuters, e cila citon burime të sigurisë.
Shkaqet e shpërthimit të ndodhur në qytetin kurd në prefekturën e Balgarit, nuk dihen ende.
Shpërthimi vjen vetëm pak ditë para se në Turqi të mbahet një referendum që ka për qëllim të bëjë të ligjshëm shtimin e pushtetit të presidentit Erdogan.



