Cakrani denoncon rastet në Dibër dhe Gjirokastër: Të hetohen krimet zgjedhore, të reagojë Task Forca e SPAK (VIDEO)

Cakrani denoncon rastet në Dibër dhe Gjirokastër: Të hetohen krimet zgjedhore, të reagojë Task Forca e SPAK (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani thotë se nëse sot drejtësia dhe SPAK e shohin se po bëhen krime zgjedhore dhe nuk reagon, tregon paaftësinë e tyre, neglizhencën, qoftë dhe kapjen politike.

Në një intervistë për “MCN Live” ai denoncoi dy raste që sipas tij kanë të bëjnë me krime zgjedhore një në Dibër dhe një në Gjirokastër, ku zbulohet se vota e parë e dërguar nga diaspora është për Partinë Socialiste.

Drupal Ad

Kemi dy raste të fundit ku një i deleguar i Partisë Socialiste në Dibër, tha se vota e parë që ka ardhur në Dibër nga diaspora është për PS.

SPAK duhet ta merrte në pyetje deputetin dhe të thoshte si ka mundësi që e di që ka ardhur zarfi i parë dhe se për kë është vota. Për këtë rast duhej marrë në pyetje.

Në Tepelenë një kandidat për deputet Tërmet Peçi, ka thënë se zarfi i parë që është në qarkun e Gjirokastrës është për PS.

Unë pyes si ka mundësi që këta e dinë që zarfi i parë është për PS. Kjo që ka ndodhur dje dhe sot është vepër penale dhe quhet krim zgjedhor, hyn te krimet zgjedhore.

Se unë nuk i jap dot mundësi atyre të thonë e dimë. Në çfarë formash e dinë që zarfi është për Partinë Socialiste.

Ai që ka deklaruar votën dhe e ka dërguar votën, ai që është në emigrim duhet dërguar në përgjegjësi penale. Qoftë Tërmet Peçi edhe Blendi Klosi që është në qarkun Dibër.

Këto janë krime zgjedhore, çfarë mendoni se do e kapni duke shpërndarë para, thesin e miellit apo duke premtuar vendin e punës.

Duke kapur këto shkon te burimi, tek rrënja. Mosnjohja e ligjit nuk të shpëton nga përgjegjësia penale, atë që ka deklaruar votën dhe ia ka dërguar me mesazh Edi Ramës.

Se ne pamë pardje dhe një status të Kryeministrit ku Kryeministri kishte nxjerrë me foto edhe personin që kishte nxjerrë zarfin e parë.

Të gjitha këto hyjnë te krimet zgjedhore. Se krimet zgjedhore janë disa. Ata që e deklarojnë votën dhe e fotografojnë, ajo quhet krim zgjedhor.

Prokuroria, ajo Task Forca e ndërtuar na SPAK duhet patjetër të kishte regjistruar procedime penale, duke marrë parasysh të gjitha këto veprime që janë kryer këto dy ditë, që nga Kryeministri, Blendi Klosi apo Tërmet Peçi.

Nuk po flasim për asfaltin elektoral natën, duke shtruar rrugë fshati apo mbushur ndonjë gropë.

Rrugët dhe asfaltet elektorale natën janë pjesë e krimit zgjedhor.

Mbase ka nevojë dhe për masa sigurimi, por së paku duhen bërë procedimet penale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy