Një i vdekur dhe disa të plagosur nga të shtënat në armë në qendër të Amsterdamit

Një i vdekur dhe disa të plagosur nga të shtënat në armë në qendër të Amsterdamit

Një person është vrarë ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në qendër të Amsterdamit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Grote Wittenburgerstraat në qendër të kryeqytetit holandez.

Këtë e konfirmoi policia për mediat vendase duek theksuar se në zonën ku ndodhi ngjarja është një numër i madh i shërbimeve emergjente, ndërsa zona është rethuar nga policia për arsye të hetimeve dhe për sigurinë e banorëve. 

Ndërsa në njoftimin e saj nëpërmjet "Twitter", policia raporton se nga të shtënat u qëlluan njerëz dhe se vendi i ngjarjes tashmë po hetohet.

Askush nuk është arrestuar ende për ngjarjen e rëndë që krijoi panik në mesin e banorëve.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy