Trump: Kosova dhe Serbia po shkonin drejt një lufte të madhe. U thashë s’ka më tregti me SHBA-të! (VIDEO)

Trump: Kosova dhe Serbia po shkonin drejt një lufte të madhe. U thashë s’ka më tregti me SHBA-të! (VIDEO)

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se ndaloi një luftë të madhe mes Serbisë dhe Kosovës, duke i paralajmëruar palët me një sanksion ekonomik.

Trump theksoi se i tha Beogradit dhe Prishtinës se do të ndalonte tregtinë e këtyre dy vendeve ne SHBA-të nëse shpërthente lufta. 

Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë ndërhyrja ishte vendimtare, pasi tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit ishin në pikën kritike. 

Ai vuri në dukje se i njëjti paralajmërim funksionoi edhe në rastin e përplasjes Indi-Pakistan. 

Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe. U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. E njëjta gjë ndodhi mes Indisë dhe Pakistanin. Po negocioja me të dy këto dy vende the i thashë Sekretarit të Thesarit të pezullonte marrëveshjet me Indinë dhe Pakistanin. Ata s’do të bënin më tregti me ne nëse do futeshin në luftë”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy