Bageta një përzierje e miellit të grurit, ujit, majasë dhe kripës është një simbol i Francës po aq sa është edhe Kulla Eiffel. Por bukëpjekësit i kanë kërkuar qeverisë që së shpejti mund të bashkohet me listën e thesareve kulturore të UNESCO-s.
Buka tradicionale blerja e së cilës bëhej nga furra vendase ka qenë për dekada me radhë një ritual në jetën e përditshme franceze. Konfederata e Bukëpjekësve francezë ka paraqitur kërkesën e saj për t’a përfshirë atë si një thesar të Francës.
Sipas Reuters përfshirja në UNESCO do të mbronte teknikat dhe sekretet që përdoren për t’a realizuar bukën e famshme si dhe nga imitimi që mund të bëhet nga vende të ndryshme.
Një dekret i qeverisë franceze i vitit 1993 tregon se bagueta tradicionale nuk duhet të bëhet nga asgjë tjetër përveç katër përbërësve klasikë. Fermentimi i brumit duhet të zgjasë 15 deri në 20 orë në një temperaturë ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius.
Furrat e bukës në përgjithësi janë goditur shumë nga kufizimet e COVID-19 gjatë vitit të kaluar. Para pandemisë shiteshin rreth 6 milion bagueta çdo ditë në Francë. Konsumi i saj nuk është më si dikur pasi njerëzit tanimë po zgjedhin alternativa të tjera.
Sipas faqes së të dhënave Planetoscope, rreth 10 miliardë bagueta konsumohen çdo vit në Francë, rreth 320 çdo sekondë.
Kur Franca ishte në bllokimin e saj më të rreptë për pandeminë pranverën e kaluar, ajo u sigurua që të mbante furrat e hapura si një biznes thelbësor.
Ndoshta e vetmja surprizë është se sa kohë i është dashur ministrisë së kulturës që të paraqesë baguetën për shqyrtim në UNESCO, e cila do të shpallë vendimin e saj në fund të 2022.
Dominique Anract, presidenti i federatës së bukëpjekësve ka bërë të ditur se kjo traditë po kërcënohet pasi rreth 30,000 furra buke u mbyllën që nga vitet 1950, pasi supermarketet nisën që t’a tregtonin vetë.



