Gazetarja Ola Xama e ftuar në MCN Economy tha se INSTAT duhet të jetë një institucion i pavarur pasi të dhënat që ajo publikon ndikojnë në ekonominë e vendit. Sipas Xamës në Shqipëri duhet të aplikohet mënyra e mbledhjes së të dhënave që kanë dhe vendet e tjera, duke matur të dhënat e turizmit në bazë të dhënave për netë qëndrimi dhe shpenzime.

“Kjo nuk është përgjegjësi vetëm e teknikëve, kjo kërkon një vullnet të politikës që qeveris këtë vend. INSTAT është një nga më të rëndshsime sespe prodhon statistikat. Duhet të jetë një institucin i pavarur. Vendet et jera i matin të dhënat e turizmit në bazë të dhënave për netë qëndrimi dhe shpenzimeve. Këtu më pas shifrat marrin një kuptim dhe bazohen në shifra të vërteta.”



