
Kongresi amerikan ka certifikuar fitoren e Joe Biden, pasi shqyrtoi votat e Kolegjit Elektoral.
Numërimi i tre votave elektorale të Vermontit e vendosi Biden dhe zëvendëspresidenten e zgjedhur Kamala Harris mbi pragun e 270 votave të nevojshme për të fituar presidencën.
Senati dhe Dhoma refuzuan kërkesat për të mos njohur votat elektorale të Georgia dhe Pennsylvania për Biden.
Republikanët kundërshtuan edhe votat elektorale të Arizonës, Nevadës dhe Miçiganit, por mocionet e tyre nuk morën mbështetjen e nevojshme.
Certifikimi vjen pasi protestuesit e pro-Trump sulmuan Kongresin amerikan pasditen e së mërkurës.
Seanca e përbashkët e Kongresit, e cila normalisht është një hap ceremonial, u pezullua për disa orë pasi protestuesit u futën brenda.
Hapi tjetër është inaugurimi i presidentit dhe zv.presidentes së zgjedhur. Ceremonia e betimit për Biden dhe Harris do të mbahet më 20 janar.



