
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur sot zyrtarisht garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
Pas vendimit unanim për hapjen e garës, anëtarët e KLP-së kanë miratuar rregulloren mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm me një mandat kushtetues 7-vjeçar.
Rregullorja parashikon 4 kriteret kryesore për vlerësimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm: kriteri profesional, kriteri moral dhe ai i integritetit, vlerësimi organizativ dhe drejtues dhe elementë shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë).
Në garë është kryeprokurorja aktuale e përkohshme, Arta Marku, ndërsa prokurorë të tjerë që pritet të garojnë për këtë post janë Olsian Çela, Adnan Xholi dhe Plarent Ndreca.
Çelaj ka drejtuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda përgjatë viteve 2008-2012 dhe ka qenë një ndër emrat e lakuar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.
Ndërsa Adnan Xholi ka mbajtur detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe ka kaluar vetingun në tetor të vitit të kaluar.
Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe rregullorja për vlerësimin e kandidatëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
Rregullorja e re përcakton një periudhë prej 6 javësh për shqyrtimin e dosjeve të kandidatëve.
Brenda 2 javëve nga mbarimi i afatit të shyrtimit të dosjeve zhvillohet intervista me kandidatët të kualifikuar.
Në intervista do të asistojnë edhe misionet e asistencës ndërkombëtare.
Pas themellimit të SPAK, do të zgjidhet kreu i SPAK nga prokurorët të kualifikuar për SPAK.



