Rama takohet me Cipras në Samitin e NATO-s (FOTO)

Rama takohet me Cipras në Samitin e NATO-s (FOTO)

Samiti i NATO-s në Bruksel bëri bashkë krerët e shteteve të Europës si edhe presidentin amerikan, Donald Lu. Mediat greke kanë publikuar foto të takimeve, mes të cilave edhe një takim i kryeministrit Aleksis Cipras me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Siç raportojnë mediat greke, në takimin me Ramën, Cipras theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Greqinë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën evropiane të rajonit. Ai theksoi se retorika nacionaliste dhe praktika të tilla në rajon duhet të tejkalohen në favor të parimeve demokratike dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

Cipras është takuar edhe me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili po sipas mediave greke është shprehur se e ka vlerësuar rimëkëmbjen e Greqisë pas recesionit.

“Ju keni arritur të shëroheni dhe kjo është diçka e mahnitshme. Ju jeni duke u ngritur sërish. Greqia është një vend i mrekullueshëm, me njerëz të mrekullueshëm”, është shprehur Trump.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy