
Sali Berisha ka premtuar që kjo që ndodhi sot është vetëm faqja e parë e historisë së protestës.
Berisha u shpreh se do të vijojmë të qëndrojmë të pamposhtur.
"Unë garantoj shqiptarët se jemi dhe do të mbetemi të pamposhtur në vlerat. Nuk kishte asnjë rrezik për deputetët. Kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e protestës, e historisë. Ata që mendojnë se do të mbajnë pengje për të shtypur vullnetin e qytetarëve gabojnë rëndë.
Ndërsa, reagimin nga selia blu, Berisha e cilësoi si një skenar të përgatitur me kujdes gjatë këtyre ditëve nga Lulzim Basha.
Berisha e quajti kryedemokratin Lulzim Basha një kufomë politike që mbahet në këmbë nga “narkoshteti i Ramës”.
“Nuk kishte njeri dhe nuk ka asnjë problem me asnjë deputet të PD-së, përveçse me Lulzim Bashën. Kjo është një lëvizje e pandalshme. Është një betejë, e cila nuk do të ketë të sosur.
Janë qytetarët që rikthyen në PD votën e lirë, asgjë nuk pengon vullnetin e tyre, shqiptarët dhe bota e panë fytyrën e vërtetë të Lul pengut, i cili u mbrojt me metodat më banditeske, me të gjithë egërisë e narkobanditëve të Edi Ramës.
Mirënjohje ndaj të gjithë dhjetëra mijëra qytetarëve që sot bënë historinë me protestën e tyre dhe ju garantoj që kjo është vetëm faqja e parë e ndritur e qëndresës së burrave dhe grave për liri, dinjitet njerëzor, por edhe shoqëror. Shoqëria shqiptare meriton një qeveri të dalë nga vota e lirë. Do vazhdojmë marshimin tonë pa u përkulur. Përdori sot të gjitha mjetet kreu i Meduzëz për të shpëtuar Lul bravën, por është e kotë, është kufomë politike.”



