Kokalari: Sulmet më të mëdha i kam marrë nga LSI dhe Ilir Meta. Partitë nuk ecin me ideologji

Kokalari: Sulmet më të mëdha i kam marrë nga LSI dhe Ilir Meta. Partitë nuk ecin me ideologji

Evi Kokalari deklaron se disa individë kanë bërë luftë ndaj saj gjatë fushatës së tyre nga Partia Demokratike, por shprehet se shumica e sulmeve ndaj saj kanë ardhur nga LSI dhe Ilir Meta. Në një rrëfim në emisionin “Bilardo” në MCN Tv, ajo shprehet se problemi filloi kur tha se ndoshta ka ardhur koha për një parti tjetër dhe këtë tregon se ia tha Sali Berishës privatisht. “Nëse ju do vazhdoni me Metën, unë do dal vetë. Kjo ishte privatisht akoma. Më vonë dha atë bekimin si me diplomaci. Sulmet më të mëdha i kam pasur të drejtuara nga Albana Vokshi, nga grupet e grave. Sigurisht që ai e dinte, se ti kishe faktin me falsifikimin e fotove që e pësoi Adriana Kalaja, se ajo ka një pozicion në PD, se është kryetare e gjykatës. Njerëzit i thonin se personi që ka qenë realisht në atë foto me mua, i ka thënë se Evi ka dalë me mua. Pastaj kanë qenë 3 veta prezent që i kanë thënë që e kemi parë. Berisha tha që unë nuk i kontrolloj dot njerëzit. Ndërkohë që kjo ishte në pozicion të lartë në PD.” Kokalari shton se nuk ka ideologji në Shqipëri dhe nuk e beson se Edi Rama është socialist. “Rrezik Edi Rama mund të jetë më i djathtë se Berisha. Nuk ekziston ideologjia, nuk ecin partitë me ideologji, janë bizneset e tyre që kanë 32 vjet që i kanë dhe kështu ka ecur gjithë politika shqiptare. Por Berisha na bëri një nder. Se me dashje apo pa dashje futi fjalën konservatorizëm në politikë. Tani të tërë e thonë fjalën konservatorizëm, hapi i parë u mor, njohin fjalën konservatorizëm. Nuk dua të bëj doktrinën e konservatorizmin, se nuk janë gati. E vetmja gjë që dua që shqiptarët të marrin nga konservatorizmi, është që konservatorët në përgjithësi vënë interesin e vendit të parin, përpara xhepit të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy