Pjesa e dytë e emisionit të sotëm “Të Paekspozuarit”, të moderatorit Ylli Rakipit, në MCN TV, kishte për diskutim çështjen e inceneratorëve, përkatësisht të Komisionit të Hetimit të inceneratorëve, i ngritur së fundmi për hetimin rreth saj.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përmes një lidhjeje direkte me emisionin, u shpreh se në punimet e djeshme të Komisionit, ne pamë një reklamë pa para për Edi Ramën, të cilin njerëzit e panë për 10 orë diskutim dhe nuk kuptuan asgjë.
I kam bërë sfidë Komisionit hetimor që nëse ky komision ka pasur për qëllim të vërtetë zbardhjen e kësaj megaafere, atëherë do të besoj se ky komision është i vërtetë. Aty dje pamë një reklamë pa para për Edi Ramën, E djeshmja ishte reklama më e lirë që i ka kushtuar Ramës me atë komision që për mua ishte një amnistues së aferës së inceneratorëve që mbulon krimin që ka ndodhur me të. Ne nuk ishim të ftuar në komision, edhe pse Vasili i ka kërkuar Lindita Nikollës. Sigurisht që afera e inceneratorëve është një gjë, që mbi të është çatia e 17 majit. Pyetjet e kryetares së Komisionit s’kanë të bëjnë fare me aferën e inceneratorëve, por mund të them se naiviteti që shkonte me shumë në foshnjëri për të bërë rolin e Silvia Kontit në drejtim të saj, se sa për të zbardhur këtë aferë. I vetmi njeri që ka përfituar aty ka qenë Edi Rama, aty njerëzit kanë parë 10 orë u lodhën dhe nuk kanë kuptuar se çfarë është afera e inceneratorëvë



