Vokshi në Sarajevë: Gratë dhe vajzat në Shqipëri kanë humbur shpresën

Vokshi në Sarajevë: Gratë dhe vajzat në Shqipëri kanë humbur shpresën

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, deputetja demokrate, Albana Vokshi, thotë se gratë dhe vajzat në Shqipëri janë në një gjendje të vështirë për shkak të korrupsionit të madh në të gjitha nivelet e qeverisjes. Duke folur në Konferencën Rajonale për të "Drejtat e Grave në Evropë dhe Ballkan” që po mbahet në Bosnjë Hercegovinë, Vokshi tha se në Shqipëri nuk respektohen të dr​ejtat kushtetuese si  e drejta per arsimim, e drejta për shërbime sociale e shëndetësore, e drejta e strehimit dhe e pronës. Në referencë të kësaj ajo përmendi keqtrajtimin e‎ grave dhe fëmijëve në periferi te Tiranës (Shkozë) në shkelje të Konventave Europiane dhe Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, të miratuara nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara në 1966. 

Ajo u shpreh se raportet e Bankës Botërore, INSTAT dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë kanë vënë alarmin për rritjen e varfërisë, papunësisë,  përkeqësimin e shërbimeve dhe rëndimin e statusit të grave në Shqipëri.

 "Shumë gra dhe vajza kanë humbur shpresën për jetën. Mediat europiane flasin për një eksod trishtues të fëmijëve shqiptarë drejt Europës me dijeni të prindërve të tyre, të cilët nuk gjejnë rrugë tjetër si ti shpëtojnë nga varfëria. Mbi 56% e shqiptarëve, të tronditur nga traumat e varfërisë në familje, planifikojnë të lënë Shqipërinë dhe të kërkojnë një jetë më të mirë diku në Evropë e Amerikë”, tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy