Nëse keni një iPhone, ajo që duhet të bëni është të shkarkoni ‘përditësimet e fundit për sigurinë’ ("important security updates").
Më 8 Mars, Apple publikoi një varg azhurnimesh për iOS, iPadOS, macOS dhe Safari. Të gjithë kanë një gjë të përbashkët: Sipas Apple, mos instalimi i këtij përditësimi mund të lërë pajisjet tuaja të ekspozuar ndaj hakerëve.
Përditësimi i fundit iOS 14.4.1 është i disponueshëm për të gjithë iPhone-t nga 6s dhe deri tek versioni i fundit. Ky përditësim i ndalon hakerët të ekzekutojnë kodin e tyre në pajisjen e një viktime.
Burimi: Mashable



