Berisha nxjerr videon: Ja si i traumatizojnë fëmijët duke u hequr mësuesen e klasës së parë

Berisha nxjerr videon: Ja si i traumatizojnë fëmijët duke u hequr mësuesen e klasës së parë

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij shqetësimin e një prindi, lidhur me largimin e mësueses së klasës së parë në një shkollë 9-vjeçare në Divjakë. Në mesazhin e atij që Berisha e quan prindi dixhital, ngrihet shqetësimi i një grupi prindërish pas largimit të mësueses që mësonte fëmijët e tyre dhe zëvendësimit, sipas tyre, me një tjetër mësuese që ka përkrahjen e pushtetit.  

Statusi i Berishës

Shikoni se si traumatizojne femijet ne shtetin e Norieges, duke ua larguar mesuesen. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e prindit dixhital! sb

“Pershendetje z. Berisha, po ju drejtohem si e vetmja shprese per veten dhe femijen tim. Kam vajzen né klase tè peste né shkollen 9 vjecare Koli Sako Divjake, me daten 2 tetor zevendesuan mesuesen qe i kishte nga klasa e pare e ne vazhdim, arsyeja qe dhane ishte justifikim banal jo objektiv, ne protestuam duke mos i derguar femijet né shkolle per dy jave rresht, i beme peticion drejtorise se shkolles dhe zyres arsimore lushnje, asgje nuk u mor parasysh, shume nga ata femije jane me probleme dhe mesuesja qe i kishte i njihte mire dhe jepte ndihmen qe ata donin. Klasa eshte jashte kontrollit tani, mesuesja eshte nje e paafte qe ka perkrahje pushtetin,Kokoneshin, madje mesimi filloi si pasoje e kercenimeve tè kryetarit tè bashkise. Keto verifikohen lehte! Po ju dergoj dhe disa video ku shihet reagimi i femijeve dhe debati yne me mesuesen qe morì klasen. Flm.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy