Rusët: Amerika po na spiunon me dronë

Rusët: Amerika po na spiunon me dronë

Ushtarakët rusë akuzojnë SHBA-të se po dërgjnë dronë spinë në afërsi të urës mbi Detin e Zi, zonë e Krimesë së aneksuar. Rusia e aneksoi Krimenë në vitin 2014 menjëherë pas trazirave që rrëzuar qeverinë proruse në Kiev.

Meqenëse kjo zonë nuk lidhet në rrugë tokësore me Rusinë, Moska vendosi ndërtimin e një ure që do të lidhë rajonin e Krasnodarit dhe gadishullin e Ukrainës. Ura pritet të hapet vitin e ardhshëm.

Krimeja është një gadishull strategjik në Detin e Zi dhe aktualisht flota ruse në ujërat përreth po përforcohet. Ky përforcim përfshin edhe ndërtimin e një porti me vlerë 1.4 miliardë dollarë në Novorossiysk.

Por zyrtarë të ushtrisë ruse thonë se kanë vënë re dronë amerikanë të tipit Global Haëk në hapësirën ajrore përreth urës.

“Duket se detyra e tyre kryesore është të mbledhin të dhëna për çdo ndryshim dhe lëvizje të trupave në distriktin ushtarak të jugut. Nuk përjashtohet mundësia që agjenci të huaja zbulimi kanë interes për ndërtimin e urës në Krime”, thonë ata.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy