Një person ka rënë nga kati i tretë i 15-katëshit në Tiranë, duke u plagosur.
Sipas raportimeve të para, mësohet se një shtetase e huaj, rreth moshës 40-vjeçare, ka rënë nga kati i tretë dhe për pasojë është plagosur.
Ajo është dërguar menjëherë në spital.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, por policia ka nisur hetimet.
“Më datë 31.10.2016, ora 14:10, në bulevardin “Zogu I”, te Hotel “…” dyshohet se ka rënë nga tarraca e verandës së këtij hoteli, një shtetase e huaj ende e paidentifikuar, rreth 40 vjeç. Kjo shtetase u dërgua për mjekim te menjëhershëm dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia në vendngjarje kryhen veprimet dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.



