Cërrik/ I dehur në timon përfshihet në aksident, arreston punonjësi i policisë

Cërrik/ I dehur në timon përfshihet në aksident, arreston punonjësi i policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor H. B., 57 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Cërrik, pasi dyshohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi më datë 28.12.2024, rreth orës 18:50, ndërsa drejtonte automjetin “Volksëagen” në rrugën nacionale Cërrik-Gramsh, pranë fshatit Shtëpanjë, ai është përfshirë në aksident rrugor me automjetin “Nissan”, ku si pasojë ka pësuar lëndime/dëmtime drejtuesja e këtij mjeti, shtetasja M. XH.

Gjithashtu, nga alkool testi i kryer ndaj shtetasit H. B., përqëndrimi i alkoolit ka rezultuar 1.07 mg/L.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy