Rusia i mbyll hapësirën ajrore Shqipërisë dhe 35 shteteve të tjera

Rusia i mbyll hapësirën ajrore Shqipërisë dhe 35 shteteve të tjera

Pas sanksioneve me të cilat u përball qysh nga nisja e agresionit mbi Ukrainë, Rusia ka vendosur që të mbyllë hapësirën ajrore për 36 shtete, mes tyre dhe për Shqipërinë.

“Në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare, si përgjigje ndaj ndalimit të shteteve europiane për fluturimet e avionëve civilë të operuar nga transportues ajror rusë dhe/ose të regjistruar në Rusi, janë vendosur kufizime në fluturimet e transportuesve ajrorë të 36 shteteve”, thuhet në deklaratë, raporton Interfax.

Shteteve të cilave Rusia iu mbylli hapësirën ajrore janë: Shqipëria, Austria, Anguilla (Territor Jashtë Britanisë), Belgjika, Bullgaria, Ishujt e Virgjër Britanikë, Mbretërisë së Bashkuar, Hungaria, Gjermania, Gjibraltari, Greqia, Danimarka (duke përfshirë Grenlandën dhe Ishujt Faroe), Jersey, Irlandë, Islandë, Spanjë, Itali, Kanada, Qipro, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Finlandë, Francë, Kroaci, Republika Çeke, Suedi, Estoni.

Fluturimet nga këto vende mund të kryhen me një leje speciale të lëshuar nga Agjencia Federale e Transportit Ajror ose Ministria e Jashtme ruse.

Më herët të hënën, u raportua se BE miratoi vendimin për mbylljen e hapësirës ajrore të unionit për avionët e regjistruar në Rusi, si dhe mjetet në pronësi ose qira të personave juridik ose individëve rusë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy