Zululand - Misha: E pamundur të mbahen premtimet që i janë bërë Turqisë për në BE

Zululand - Misha: E pamundur të mbahen premtimet që i janë bërë Turqisë për në BE

“Europa ka një nga parimet e saj më të rëndësishme, të ndihmoj njerëzit që rrezikojnë jetën e tyre”  –  ky ishte gjykimi i shkrimtarit dhe studiuesit Pirro Misha për “Kontinentin e vjetër” shprehur në emision “Zululand” të gazetarit Mustafa Nano, kur u pyet për ardhjen e refugjatëve nga Lindja e Mesme.

 

Misha e Nano diskutuan mbi krizën e BE-së dhe mbi faktorët që e nxisin apo e ekspozojnë atë, si largimi i mundshëm prej BE-së i Britanisë së Madhe; refugjatët arabë e myslimanë; zgjerimi i BE-së; presioni prej zhvillimeve jodemokratike nga brenda (Hungaria, Polonia); presioni prej zhvillimeve nga jashtë (Turqia, Rusia); mos integrimi i pakicave myslimane, etje.

 

Po përtej fenomenit të dyndjes së refugjatëve, Misha dhe Nano u ndalën tek marrëdhënia e Europës me Turqinë.

 

“Marrëdhënia BE – Turqi është një marrëdhënie komplekse e orientuar jo vetëm nga historia por, sidomos nga vendndodhja e saj gjeografike mes dy kontinenteve megjithatë Europa mbetet gjithmonë e rëndësishme për Turqinë” – theksoi Misha në Zululand.

 

Sipas tij, pozicioni ndërkombëtar i Turqisë është më i dobët se kurrë dhe politikat e Erdoganit ndodhen në një moment udhëkryqi, i cili është i rëndësishëm për t’u zgjidhur jo vetëm për Turqinë por edhe për Ballkanin dhe Europën. Madje studiuesi Misha tha se “Premtimet që BE i ka bërë Turqisë janë të pamundura”.

 

Lidhur me Shqipërinë dhe shqiptarët, Pirro Misha u shpreh se shqiptarët janë pjesë e Ballkanit dhe Europës dhe se aty qëndron e ardhmja. “Në jetën e individit nuk ka rëndësi se çfarë ke qenë por çfarë do të bëhesh! Shqiptaret ëndërrojnë të bëhen si europianet edhe pse rruga është e veshtire” – tha studiuesi Misha në “Zululand”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy