Tatimi i profesioneve të lira, Meka: Represion fiskal, çmimin do ta paguajë konsumatori fundor

Tatimi i profesioneve të lira, Meka: Represion fiskal, çmimin do ta paguajë konsumatori fundor

Hyrja në fuqi e taksimit të profesioneve të lira do ta zhvendosë barrën financiare te konsumatori fundor. Si rezultat, shërbimet e ofruara nga kjo kategori do të pësojnë rritje të çmimeve.  Meka e cilësoi këtë represion fiskal.

Eksperti i ekonomisë, Elvin Meka, tha në studion e MCN TV se në përpjekje për të rritur të ardhurat në buxhet, qeveria do t’i detyrojë këto biznese të rrisin çmimet.  

Ligji është përpjekje nga ana e qeverisë për të gjetur burime të reja të të ardhurave shtesë. Nuk është se nuk ishin formalë, janë të gjitha biznese të formalizuara dhe të fiskalizuara. Qeveria shikon mundësinë e shterimit të burimeve dhe rritjes së qëndrueshme të biznesit nga i cili mund të gjenerojë të ardhura shtesë.

Shpenzimet e rritura, duke shtuar edhe ato që lindin nga detyrimet për kontratat koncesionare, qeverisë i duhet një parapërgatitje dhe do të fusë dorën akoma më thellë në xhepat tanë për të financuar këto shpenzime që do të rriten në të ardhmen.

Do ta paguajë qytetari. Ka një efekt kaskadë. Ai avokat ose noter ose dentist për çdo artikull do bëjë rrumbullakime të çmimit. Pra janë shkarkesa që bien mbi konsumatorin final. Nuk ka asnjë lloj garancie që akcizat të mos vazhdojnë të shtrenjtohen. Qeveria kur ndërton buxhetin niset nga logjika sa para duhen. Kam frikë se ndryshimi në çmim do të jetë më i lartë se barra fiskale. Pra nëse taksimi rritet me 15%, çmimi i shërbimeve do të rritet 15-20%.

Meka tha se politika fiskale e ndjekur vitet e fundit ka qenë e padrejtë, sepse gjithmonë ka rënduar mbi biznesin e ndershëm.

Ka një problem shumë të madh. Para 10 vjetësh u bë një gafë në kuptimin e disiplinimit fiskal. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që një masë e madhe biznesesh befas të dalin të gjithë me zero taksë. Nuk shërben sepse biznesi çmësohet. Problemi nuk ka qenë taksimi, por mënyra si mblidhej. Paraja është mbledhur jo aty ku kishte më shumë, po aty ku mblidhej më lehtë. Pra e ka paguar i ndershmi. Shqetësimi nuk duhej të ishte po heqim ca biznese nga detyrimi për taksa.

Qeveria po zhduk të gjitha lehtësitë fiskale, që në fakt kanë qenë shtrembërime fiskale. Po përpiqet ta rregullojë por po e bën në mënyrën më të gabuar.

Qeveria po mbyll të gjithë rubinetat e asaj që ofroi 10 vite më parë. Po shkohet në arbitraritet fiskal.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy