
Rusia nuk merr trupat e ushtarëve të vrarë dhe kjo përbën një kërcënim serioz për shëndetin e Ukrainës.
Një deklaratë e tillë vjen nga drejtori i Departamentit të Shëndetësisë të rajonit Sumy, Anatoli Kotlyar, i cituar nga UNIAN.
Trupat mbeten në rrugë dhe përbëjnë një kërcënim të madh, veçanërisht mjedisor. Trupat pa dokumente janë të vështira për t’u identifikuar.
Për ruajtjen e kufomave të ushtarëve rusë janë porositur 10 kontejnerë frigoriferikë, të cilët për shkak të bllokimit të disa linjave hekurudhore nuk janë dorëzuar ende.
Qysh nga nisja e agresionit ndaj Ukrainës më 24 shkurt, Rusia i dërgon shumicën e trupave në Bjellorusi, ku ngarkohen në vagonë dhe dërgohen në shtëpi në rrugë hekurudhore.



