Sekretari i Mbrojtjes, Mark T. Esper, shprehu hapur qëndrimin e tij kundër Presidentit Trump lidhur me mundësinë e nxjerrjes së trupave ushtarake për të kontrolluar valën e protestave në qytetet amerikane, të paktën tani për tani. Deklarata e Esper ishte në kundërshtim me komandantin e tij të përgjithshëm, i cili deklaroi të hënën se do të nxirrte ushtrinë për të vënë nën kontroll protestat.
Komentet e z. Esper reflektojë trazirat brenda ushtrisë për z. Trump, i cili në përpjekje për të futur trupat amerikane në rrugë alarmoi zyrtarët e lartë të Pentagonit nga frika se ushtria do të shihej si pjesëmarrëse në një hap drejt një ligji ushtarak.
Duke folur në një konferencë shtypi në Pentagon, sekretari i Mbrojtjes tha se vendosja e trupave aktive në një rol të zbatimit të ligjit të brendshëm "duhet të përdoret vetëm si zgjidhja e fundit dhe vetëm në situatat më urgjente dhe më të rënda".
Presidenti Trump nuk e priti mirë deklaratën e z. Esper, bëri të ditur një zyrtar i administratës. I pyetur të mërkurën nëse zoti Trump kishte akoma besim te zoti Esper, sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, tha se "tani për tani, Sekretari Esper është ende Sekretari Esper", por që "nëse presidenti do të humbasë besimin, ne të gjithë do ta marrim vesh në të ardhmen". / New York Times /



