Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka vendosur datën 3 shkurt për të mbledhur këshillin e sigurisë që të diskutojnë për arsyet se pse nuk është arrestuar Kelmend Balili. Mbledhja do të zhvillohet në orën 12 :00, ndërsa vendimi për këtë takim erdhi pas kërkesës që kreu i kuvendit Meta i bëri presidentit Nishani.



