Në kërkim për zhdukjen e Jan Prengës, arrestohet në Stamboll Dritan Rexhepi/ Bisedat telefonike me zyrtarë shqiptarë (VIDEO)

Në kërkim për zhdukjen e Jan Prengës, arrestohet në Stamboll Dritan Rexhepi/ Bisedat telefonike me zyrtarë shqiptarë (VIDEO)

Dritan Rexhepi i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës si dhe për trafik droge, është arrestuar nga autoritetet turke në Stamboll, pas një arratie katër vjeçare.

Gazetari Arsen Rusta raporton për MCN Live, se 43-vjeçari vlonjat është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës gjatë një operacioni ndërkombëtar, në bashkëpunim edhe me autoritetet shqiptare dhe të koordinuar nga Interpol.

Rexhepi jetonte në një vilë luksoze në Stamboll, ku policia ka arritur të sekuestrojë gjashtë telefona, ku rezulton se ka pasur komunikim me shumë persona shqiptarë, por edhe me zyrtarë të lartë shqiptarë, teksa komunikimet po i nënshtrohen ekzaminimit.

Ai kërkohet nga Italia, Spanja, Kolumbia, ndërkohë që ministri i Brendshëm Taulant Balla do të udhëtojë në Francë, për të çuar në një tjetër nivel goditjen kundër krimit.

Rexhepi dyshohet se ka qenë autori i grabitjes së dyqaneve të diamanteve në Spanjë.

Mediat turke raportojnë se Dritan Rexhepi, kreu i kartelit të drogës “Kompania Bello”, i cili kishte hyrë në Turqi me pasaportë false, u kap gjatë një operacioni në Stamboll.

Operacioni është kryer në Stamboll kundër kartelit të quajtur “Kompania Bello”, e cila transporton drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.

Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha se është konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.

Ministri i cili njoftoi operacionin në llogarinë e tij në rrjetet sociale, deklaroi se policia e Stambollit arrestoi liderin e kartelit Rexhepi si rezultat i ndarjes së informacionit me policinë italiane.

Rrëmbimi i Jan Prengës ndodhi më 17 janar të vitit 2020, ndërkohë që Dritan Rexhepi akuzohet si personi që porositi rrëmbimin dhe vrasjen e tij.

Rrëmbimi dhe vrasja e Prengës, ndodhi pasi vëllezërit e viktimës dyshohet se i kanë vjedhur një sasi lënde narkotike në Holandë.

Reagimi i ministrit Balla

Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund.

Arrestimi i personit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare Dritan Rexhepi, falë bashkëpunimit të shkëlqyer të një sërë agjencish ligjzbatuese nga disa vende partnere, është një rezultat i rëndësishëm.

Ditën e hënë do të takohem në Lion me drejtuesit më të lartë të Interpol për ta çuar në një nivel tjetër goditjen e krimit të organizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy