Çika: Shqipëria, një plus nga BE. Greqia ka fuqinë për ta ngritur çështjen “Beleri” në nivel ndërkombëtar

Çika: Shqipëria, një plus nga BE. Greqia ka fuqinë për ta ngritur çështjen “Beleri” në nivel ndërkombëtar

Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika, takimet e Kryeministrit Edi Rama në Bruksel me zyrtarë të Komisionit Europian, prej të cilëve janë dhënë vlerësime për Shqipërinë, i sheh në këndvështrimin se vlerësimet shkojnë për figurën politike të Kryeministrin por edhe për përparimin e Shqipërisë, në atë nivel që është. Nga studio e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se, së pari Kryeministri Rama shihet si aktor racional, qoftë dhe brenda Shqipërisë dhe për atë që është rajoni jonë në përgjithësi. Sipas tij, gjithë përplasja në rajonin tonë, konkretisht mes Kosovës dhe Serbisë nxori një aktor që ka qenë gjithmonë aty, që akoma më shumë ka shfrytëzuar dhe momentin politik, për të nxjerrë në pah personin e tij politik dhe kontributin e tij që përpiqet të ndërtojë një urë komunikimi mes Kosovës dhe Serbisë. “Ka rëndësi politike të brendshme për Shqipërinë, pasi është Kryeministri i vendit, nuk është vetëm figura politike e një vendi, por institucioni i Kryeministrit. Në këtë aspekt, simbolika është shumë e rëndësishme në këto situata, Shqipëria ka një plus. Kthim të kokës drejt saj për ta parë si një aktor që mund të luajë rol për rajonin dhe zbutjen e përplasjeve që janë në rajon. Për integrimin e Shqipërisë dhe sa hapa ka bërë përpara për integrimin drejt BE, shohim një retorikë të vazhdueshme të BE, një mbështetje e vazhdueshme jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë vendet kandidate. Nga ana tjetër nuk kemi hapa konkret për të çuar përpara këtë proces. Vendimmarrja politike i përket shteteve të BE për tu shprehur dhe vendosur se kujt do i jepet përparësia për të hedhur hapin e mëtejshëm drejt Bashkimit Europian. Por duhen parë dhe momentet politike për hapat që mund të hidhen apo kur do jetë ajo ditë që vendet e Ballkanit Perëndimor të hedhin një hap drejt BE.” Nëse ka shanse reale që Ballkani Perëndimor të jetë dikur vërtetë në Bashkimin Europian, Çika tha se qëndrimi politik i BE qëndron, por hapat që bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor për përmbushjen e kritereve nuk është nga dita në ditë, por se duan kohën e tyre dhe akoma më shumë në përmbushjen e tyre do të kalojnë në një vlerësim të brendshëm të institucioneve të BE. Në këtë drejtim shtoi se janë shtetet e mëvetme të Bashkimit Europian që do bëjnë vlerësimin specifik për çdo shtet aplikant. “Hyrja e Kosovës apo Serbisë në BE, është e vështirë që t’i shoh në rrugëtim të ndarë drejt BE. Mund të ndryshojë diçka vetëm nëse do të ketë një marrëveshje të madhe mes këtyre vendeve me Bashkimin Europian.” Për situatën e re mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e Fredi Belerit, nëse do e penalizojë vendin tonë, ai tha se ka ndikim në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve. Çika deklaroi se ka pasur reagim si të ish-ministrit të Jashtëm dhe të Kryeministrit grek, ndaj këtij zhvillimi edhe pse ka patur qëndrime deri diku me nota proteste zyrtare nga qeveria greke kundër Shqipërisë dhe ngritjen e çështjes në nivel europian, deri në mbarimin e zgjedhjeve në Greqi, është përpjekur që të ruhet një ekuilibër. “Do të shohim me krijimin e qeverisë së re të Greqisë, që të shohim si do të jetë qëndrimi në vijim. Hyrja e marrëdhënieve deri në një pikë të ngrirë, është ekzistente. Greqia ka fuqinë dhe mundësinë për të ngritur çështje në nivel ndërkombëtar, gjë që nuk di se sa do të ndikojë në procesin e integrimit të Shqipërisë. Nëse do të kishte një tërheqje të qeverisë Rama, do të ishim në kuadrin e mos respektimit të shtetit ligjor në Shqipëri, kjo nuk është një çështje e zotit Rama, por një çështje e gjykatave dhe shtetit ligjor. Nuk është një çështje vetëm politike, por edhe ligjore, duhet të jenë gjykatat e vendit që duhet të shprehen dhe duhet të nxjerrin verdiktin nëse do të lirohet ose jo zoti Beleri. Është një kryetar i zgjedhur i bashkisë, nuk arriti as të betohet dot në Këshillin Kashkiak. Është një ekuacion me disa të panjohura, që vështirë të japësh një konkluzion të saktë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy