
Në Formin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, presidenti Trump është takuar me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu.
Gjatë një prononcimi për mediat shefi i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se ka qëllim krijimin e paqes në Lindje të Mesme, por pas vendimit të presidentit tij për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, Palestinezët kanë shmangur vizitën e Pence në këtë rajon.
“Ata nuk na respektuan një javë më parë, duke mos lejuar nënpresidentin tonë t’i vizitoj ata dhe ne japim qindra miliona dollarë në ndihmë dhe mbështetje, shifra që askush nuk i kupton, ato para janë në tavolinë dhe ato para nuk do t’iu shkojnë nëse ata nuk ulen dhe negociojnë paqen”, ka thënë Trump.
Uashingtoni ka njoftuar më parë se do të mbajë gjysmën e ndihmës së planifikuar paraprakisht për t’i dhënë agjencisë së Kombeve të Bashkuara e cila u shërben palestinezëve.
Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas e ka cilësuar deklaratën e Trumpit për Jerusalemin “shuplakë në fytyrë” dhe ka kundërshtuar Uashingtonin si ndërmjetësues në bisedimet eventuale për paqe me Izraelin. Palestinezët e konsiderojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të tyre në të ardhmen.
Trump ka thënë se palestinezët duhet të vijnë në tavolinën e negociatave.
“Sepse mund t’iu them se Izraeli dëshiron të ketë paqe dhe ata do duhet të duan të njëjtën gjë poashtu, ose ne nuk do të kemi të bëjmë asgjë më me ata”, ka shtuar Trump.
Izraeli tha Trump ka mbështetur gjithmonë të Shteteteve të Bashkuara, atë që kam bërë me Jeruzalemin ishte nderi im.



