Racizëm në protestën e “jelekëve të verdhë”, sulmohet filozofi hebre (VIDEO)

Racizëm në protestën e “jelekëve të verdhë”, sulmohet filozofi hebre (VIDEO)

Një incident me karakter racist ndodhi të shtunën gjatë protestës së “jelekëve të verdhë”, në Paris. Filozofi franko-hebre Alain Finkielkraut është ofenduar nga protestuesit në rrugët e kryeqytetit francez. “Hebre i qelbur”, “kthehu në Tel Aviv”, “Do të shkosh në ferr”, ishin thirrjet e një grupi protestuesish në një moment kur u përballën me të në rrugë.

Në lidhje me këtë incident ka reaguar edhe vetë presidenti francez, Emanuel Makron. Në një postim në Tuiter, Makron shprehet se “fyerjet anti-semite ndaj shkrimtarit janë krejt e kundërta e asaj çka e bën Francën një komb të madh”. “Ne nuk tolerojmë sjellje të tilla”, ka theksuar Makron në Tuiter.

Incidentin e dënuan edhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë franceze.

Vetë filozofi Finkielkraut nuk e denoncoi incidentin, për të cilin foli e para Lidhja Ndërkombëtare kundër Racizmit dhe Antisemitizmit. Organizata në fjalë e quajti ngjarjen një “linçim publik antisemit”.

Ndërkohë, pak orë pas ngjarjes, zyrtarë të policisë franceze bënë të ditur se individët e përfshirë në incident janë identifikuar.  

Alain Finkielkraut është filozof, intelektual dhe figurë publike në Francë. Ai ka shkruar libra dhe ese për një gamë të gjerë temash, duke përfshirë identitetin hebre dhe antisemitizmin, kolonializmin francez, misionin e sistemit arsimor francez në asimilimin e emigrantëve dhe si dhe Luftërat në ish-Jugosllavi. Ai është zgjedhur anëtar i Akademisë Franceze në prill të vitit 2014. Në Shqipëri, Finkelkraut njihet me librin "Disfata e mendimit", një botimi i vitit 1999, përkthyer nga Bashkim Shehu. 

Incidenti vjen në një kohë kur, sipas sondazheve, antisemitizmi në Europë është rritur. Një sondazh i Eurobarometrit disa javë më parë arriti në përfundimin se gjysma e europianëve besojnë se antisemitizmi është një problem në vendin e tyre dhe vetëm një në dhjetë qytetarë të BE-së (10%) është i bindur se ky problem është tkurrur në pesë vitet e fundit. Në mënyrë të veçantë, sipas sondazheve, në Francë, antisemitizmi raportohet në nivelin 74%.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy