BE kërkon hetim të pavarur shkencor për origjinën e Covid-19

BE kërkon hetim të pavarur shkencor për origjinën e Covid-19

Kreu i diplomacisë evropiane të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kërkoi një hetim të pavarur shkencor lidhur me origjinën e koronavirusit , ndërsa i bëri thirrje Kinës të kontribuojë  në luftën kundër pandemisë.

Në një artikull të Frankfurter Allgemeine Zeitung, Borrell theksoi se Kina duhet të veprojë për të ndihmuar në mbrojtjen e planetit nga pandemitë e ardhshme.” Është gjithashtu i nevojshëm një hetim i pavarur shkencor për origjinën e kësaj pandemie” ka thënë Borel.

Borel theksoi se Kina duhet të marrë përgjegjësi në trajtimin e pandemisë në varësi të rolit të saj, kërkimet për zhvillimin e vaksinës dhe përforcimin e ekonomisë globale, përfshirë rolin e saj në një përpjekje të madhe për lehtësimin e borxhit për vendet në zhvillim, veçanërisht në  ato më  të prekura.

Virusi u shfaq për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy