Kroacia ktheu mbrapsht 10 tonë mandarinat me pesticide, lihen në burg 3 të arrestuarit

Kroacia ktheu mbrapsht 10 tonë mandarinat me pesticide, lihen në burg 3 të arrestuarit

Gjykata e Beratit ka dhënë sot masat e sigurisë për tre të ndaluarit e dyshuar për hedhjen në treg të 21 tonëve mandarina të ndaluara për treg të kthyer nga Kroacia.

“Arrest me burg” u caktua për grumbulluesin Arben Dyli, fermerin Elton Tafaj dhe inspektorin shtetëror Elson Tahiri.

Arrestimi i tyre u bë pasi nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se fermeri Elton Tafaj ka shitur te Arben Dyli, administrator i pikës së grumbullimit, një sasi prej rreth 10 tonësh mandarina të cilat me pas subjekti i Arben Dylit i ka eksportuar drejt Kroacisë.

Nga autoritetet kroate janë kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte përmbajtje të lartë te pesticidi “Fosmet”, pesticid ky i dëmshëm për shëndetin dhe i ndaluar për tu përdorur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy