
Liderët e opozitës së Kosovës kanë përkrahur kërkesat e grevistëve duke i kërkuar kryeministrit Kurti të dialogojë me sindikatat.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se fushëbeteja e fundit në të cilën do të donte të ballafaqohej me kryeministrin Kurti, është ajo për të cilën janë mbledhur sot.
Ndër të tjera në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, ku iu drejtua kryeministrit, Krasniqi u shpreh:
Ti je çelësi për ta përmbushur këtë nevojë edhe nëse nuk je problemi, ti je zgjidhja. Po të kërkoj ta zgjidhesh nyjën pjesë e se cilës je bërë edhe ti. Sa ke qenë në opozitë ke qenë aleat i sindikatave. Mënyra se si ju je qasur trajtimit të kërkesave të tyre ka qenë e gabuar prandaj ndodhemi në këtë situatë. Çështja nuk është kush ka të drejtë, po kush e zgjedh padrejtësinë. Padrejtësinë po e përjetojnë nxënësit. Më duhet ta them se leximin e situatës e ke konceptuar jonormalisht dhe kjo po na sjell te modeli yt i qeverisjes. Marrjen e pushtetit ti nuk e ke marrë si përgjegjësi por si patronalizëm. Ty nuk të ka interesuar zgjidhja, por konflikti, ne e dimë që të gjithmonë të ka interesuar tensioni, ti nuk di si të sillesh në situata normale”.



