Kenia, oficerët britanikë akuzohen se kanë detyruar prostitutat për seks të pambrojtur me rekrutët

Kenia, oficerët britanikë akuzohen se kanë detyruar prostitutat për seks të pambrojtur me rekrutët

Oficerët ushtarakë të Mbretërisë së Bashkuar janë akuzuar se kanë nxitur rekrutët në bazën ushtarake britanike në Nanyuki, në Kenia, në rite në të cilat ata duhej të bënin seks të pambrojtur me prostitutat.

Kështu bën të ditur gazeta britanike “Daily Mail”, e cila citon një raport të “BMJ Military Health”, botim i studiuesve që e kanë ndjekur këtë temë prej disa kohësh.

Sipas revistës, ushtarët e moshuar hidhnin një monedhë, duke i lejuar rekrutët të përdorin prezervativë nëse binte kokë, por jo në të kundërt, nëse binte ana tjetër.

Kjo praktikë thuhet se ka alarmuar zyrtarët e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të përhapjes së shtuar të rasteve të SIDA-s në Kenia, ku infeksioni prek 5% të popullsisë kombëtare, krahasuar me 0.2 për qind në Mbretërinë e Bashkuar.

Raporti i studiuesve paralajmëroi gjithashtu për përdorimin në rritje të prostitutave nga ushtarët britanikë në bazën britanike Nanyuki, me shërbime të tjera seksuale të ofruara në dhomat e berberit ose në vende të tjera si një formë e ushtrimit të kontrollit mbi ushtarakët më të rinj.

Sipas revistës britanike, në Kenia është rritur numri i ushtarëve që kanë zhvilluar sëmundje të lidhura me praktikat seksuale të pambrojtura.

Çdo vit rreth 10.000 ushtarë britanikë vendosen në Kenia për të kryer ushtrime në terren për një periudhë deri në tetë javë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy