Konflikti në Iran/ Rrapaj: Domosdoshmëri krijimi i rezervave. Fico: Do të rriten kostot në bujqësi

Konflikti në Iran/ Rrapaj: Domosdoshmëri krijimi i rezervave. Fico: Do të rriten kostot në bujqësi

Konflikti në Iran do të shkaktojë ndikim në rritjen e çmimeve edhe në Shqipëri. 

 

Është ky mendimi që ndanë në emisionin “MCN Economy” Agim Rrapaj nga shoqata e agrobiznesit dhe eksperti i çështjeve bujqësore Fatos Fico.

 

Rrapaj nënvizoi domosdoshmërinë e krijimit të rezervave në vend, për të parandaluar dëmet në të ardhmen.  

 

Ndërsa Fico ngriti shqetësimin e rritjes së kostove në bujqësi.

 

Agim Rrapaj

Dëmet që na shkaktohen duhet t’i studiojmë për arsye se kompanitë duhet të jenë alert për shkak të dëmeve kolaterale që shkaktohen.

 Dëmi i parë shkaktohet tek lëndët djegëse, te kostot në bujqësi, se kompanitë që merren me eksportin dhe trajtimin e lëndëve djegëse, reagojnë menjëherë karshi këtyre ndryshimeve që ndodhin në gjeopolitikë. 

Nuk duhet të lejojmë që në mënyrë të papritur të rrisim çmimin e karburantit. Sikur edhe 1 apo 2% ta rrisim, rritja do jetë më e madhe. Është momenti për të studiuar rezervat. Çfarë rezervash duhet të krijojmë për të parandaluar dëmet në të ardhmen. 

Për rezervat e karburanteve, plehrave kimikë, farave dhe fidanëve dhe makineritë e ndryshme, duhet të marrim masa. 

Kam informacion se është ngritur një grup pune për të rishikuar skemën e rimbursimit të naftës tek fermerët. Bashkëpunimi mes shtetit dhe privatit del në plan të parë. 

 

Fatos Fico

Bllokimi i gazit, naftës, bllokimi i tregtisë së lirë nga vendet e Gjirit Persik ka ngrirë, madje dhe turizmi dhe me këtë rast Shqipëria fiton territor në pjesën e turizmit, por dhe më shumë investime dhe interes, nga ato që do të mungojnë nga Dubai. 

Risku më i madh mbetet siguria kibernetike, më e famshmja e-Albania, një sistem që ka treguar se është i cenueshëm, janë sistemet bankare, është rritja e çmimeve të energjisë tek ne dhe problemi direkt për bujqësinë është furnizimi me plehra kimike, bllokimi i gazit të lëngshëm nga Katari dhe që të futet në prodhim do të duhet një javë tjetër, do të thotë një shtrenjtim i madh i lëndëve. 

Për fat të keq kemi një skemë të pjesshme të kompensimit të karburantit tek fermerët. Tek ne nuk është falas, thjesht nuk paguan akcizën dhe një pjesë të taksave, por paguan koston. Çmimet në Bursë janë rritur nga 5-10%. 

Shanset janë që çmimet të rriten shumë, ka skenarë që çmimi mund të shkojë 260 lekë për litër, por kjo do të shihet se sa do të vazhdojë bllokimi i Ngushticës së Hormuzit. Kjo goditje do të ndihet sidomos në bujqësi, se janë punimet e pranverës me mekanikë, dhe kostoja e naftës është nga kostot kryesore. 

Ne vijmë nga përmbytjet dhe prodhimin e serave e kemi të goditur dhe këta fermerë do të vijnë me kosto të shtuara për naftën, energjinë dhe imputet. Kombinimi i naftës dhe plehrave kimikë, do të rrisin shumë koston e punimeve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy