Të gjithë e dimë se disa gjëra ne i kemi të trashëguara gjenetikisht. Forma e hundës, ngjyra e flokëve apo prirja për të pasur sëmundje zemre nëse prej tyre kanë vuajtur prindërit është e trashëgueshme. Por studimet e fundit kanë nxjerrë se edhe prirja për të tradhtuar mund të trashëgohet dhe kjo vlen vetëm për femrat.
Sipas një studimi të fundit, ka një lidhje specifike mes mutacioneve të receptorëve të një gjeni të hormonit vasopresin dhe tradhtisë.
Vasopresina është një hormone që ndikon te besimi ne nivelet e empatisë dhe na ndihmon ne të bashkëveprojmë me njerëzit përreth apo modern sjelljen sociale dhe seksuale. Pra, mutacionet në receptorët e këtij hormone lidhen direkt me tradhtinë. Ata mund të ndryshojnë tërësisht funksionin e hormonit duke ndikuar te sjellja.
P.sh. te një grua që nuk e ka këtë mutacion, hormoni ndihmon në marrëdhënien me partnerin, ndërsa e kundërta ndodh te një grua që nuk e ka këtë mutacion.
Në funksion të këtij studimi, përveç anketave janë bërë edhe analiza të mirëfillta gjenetike të pështymës së personave që pranuan të bëhen pjesë e studimit.



