Nga samiti i Selanikut zëvendës Presidenti i Komisionit Europian, Margaritis Skinas teksa foli për arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur te Himarës Fredi Beleri, tha se dera e BE do të jetë e mbyllur për Shqipërinë nëse nuk respektohen parimet e shtetit të së drejtës. Po ashtu këtë të martë në burgun e Durrësit për vizitë te Beleri shkoi Ministri i Shtetit grek, Stavros Papastavru.



