6.6% e të rinjëve shqiptar janë të dekurajuar për mundësinë e gjetjes së një vendi punë, dhe 64,9 e nxënësve dhe studenteve janë joaktiv ekonomikisht, kështu thuhet në raportin e fundit të INSTAT. Ndërsa meshkujt mbajnë shkallën më të lartë të punësimit por edhe të papunësisë.
Kushtet e punës, vendet e lira sipas profesioneve dhe shumë arsye të tjera kanë bërë që rreth 9% e popullsisë nga mosha 15-64 vjeç të mos kërkojnë punë pasi nuk besojnë se ka punë të disponueshme, duke u quajtur si të dekurajuar për të gjetur vend të përshtatshëm.
Mosha më e prekur nga ky fenomen sipas INSTAT mbeten të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që janë nxënës dhe student me rreth 64,9 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë dhe të dekurajuar janë 6,6 %.
Në raportin e fundit të publikuar nga Instituti i Statistikave, thuhet se niveli i papunësisë ka rënë në 12.2% nga 13.6 që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2017.
Ndërsa shkalla e punësimit është rritur me 1.5% , dhe sektori më i perferuar mbetet ai i Shërbimeve ku forca e punës është rritur me 0,7%, dhe më pak i para pëlqyer është bujqësia me 0,1%.
Ndërkohë kategoria më e punësuar vijon të kryehesohet nga meshkujt me 77,4 % dhe femrat me 59,3 %.
Por meshkujt mbajë kryesimin edhe për shkallën e papunësisë me 12,6 % dhe për femrat është 11,7 %.



