Betohet kryeministrja e re e Tajlandës

Betohet kryeministrja e re e Tajlandës

Mbreti i Tajlandës ka miratuar Paetongtarn Shinawatra-n si kryeministre të re të vendit dy ditë pas miratimit nga Parlamenti. 37-vjeçarja Paetongtarn, bëri betimin të dielën duke u bërë kryeministrja më e re e Tajlandës.

Miratimi i saj si kryeministre e re e vendit nga Mbreti Maha Vajiralongkorn, një formalitet, u lexua nga Sekretari i Dhomës së Përfaqësuesve Apat Sukhanand në një ceremoni në Bangkok.

Paetongtarn e cila fitoi me gati 2/3 në një votim të Dhomës së Përfaqësuesve të premten, nuk është e panjohur për publikun.  Ajo vjen nga një familje në politikën tajlandeze si vajza e ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra, dhe mbesa e Yingluck Shinawatra, kryeministrja e parë femër e Tajlandës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy