Reperi Jay Z e ka paralajmëruar zyrtarisht për hedhjen në treg të albumit të tij të ri “4:44”,.
Albumi do të jetë në dispozicion vetëm për përdoruesit e platformës Sprint dhe të regjistruarve në Tidal. Albumi do të publikohet më 30 qershor.
Në njoftimin e Tidal thuhet se albumi do të jetë një ndër ekskluzivitetet e para të përdoruesve të Sprint që këtë vit bleu 33 për qind të aksioneve të Tidal për 200 milionë dollarë.
“Jay Z është ikonë globale dhe klientëve ua japim mundësinë që të jenë të parët që do ta shijojnë albumin e tij të ri”, ka thënë drejtori i Sprint, Marcelo Claure.



